Vdes nga goditja e veturës një gjashtëvjeçar në Junik

Policia e rajonale e Pejës ka njoftuar se pas goditjeve të marra nga një veturë në Junik, ka ndërruar jetë një fëmijë gjashtëvjeçar.

Sipas policisë, deri te aksidenti ka ardhur pasi vetura ka dal nga rruga dhe ka goditur fëmijën, i cili është dërguar menjëherë në Spitalin e përgjithshëm në Gjakovë.

Lexoni njoftimin e plotë të policisë:

Policia e Kosovës në zonën e Drejtorisë Rajonale të Pejës është informuar se më datë 25.05.2016 rreth orës 18:45 ne rrugën Ponashec-Junik, dhe atë në afërsi të urës së lumit’Ereniku’, laxha ‘Qestaj’ ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet ku ishte përfshir vetura e tip ‘VË Golf’ me ngjyrë të bardhë, targa të regjistrimit rajoni Pejë, i drejtuar nga i dyshimti B.Sh.(1971) shtetas shqiptar i Kosovës,dhe viktima këmbësor E.(T.) Q.(10.12.2009) shtetas shqiptar i Kosovës, banor i komunës së Junikut.

Deri te aksidenti ka ardh për deri sa i dyshimti ishte duke qarkulluar nga drejtimi i fshatit Ponashec në drejtim të Junikut. Me të arritur ne laxhën ‘Qestaj’, afër urës se Erenikut nga krahu i djathtë i del viktima papritmas, fillon të kalon në krahun e majtë dhe për shkak të afërisisë që e kishte i dyshimti me mjetin e tij, me pjesën e parë ballore e godet viktimën të cilin e hudhë për asfalti. Viktima në vendin e ngjarjes pëson lëndime të rënda trupore, dërgohet në Spitalin e përgjithshëm në Gjakovë për t’i afruar ndihmë mjekësore, por mjeku kujdestar konstaton vdekjen e tij.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, dhe me urdhër të tij trupi i viktimës i lirohet familjarëve për ceremoni mortore. I dyshimti është arrestuar dhe ndaluar.

Temat
LajmeVend

Të afërta