Uells, delet bëjnë çmendurira nëpër fshat pasi hanë kanabis

Delet kanë dalë fare nga fazat në një fshat të Uellsit në Angli, pasi kanë ngrënë bimë nga një grumbull kanabisi të hedhur në anë të rrugës, shkruan sot Standart, transmeton Syri.net.

U njoftua se njëra prej kafshëve bëri kërdinë kur hyri brenda një shtëpie njëkatëshe në luginën Swansea.

Këshilltari i qarkut Ioan Rochar tha për Telegraph “se një tufë delesh në fshat po shkakton bela të madhe. Ato po hyjnë në kopshtet e njerëzve dhe njera hyri dhe në një shtëpi njëkatëshe dhe bëri lëmsh, dhomën e gjumit. Pra, ne mund të kemi një shpërthim psiqik të deleve të inatosura nëpër fshat.”

Një zëdhënës i Këshillit tha se kanabisi ishte hequr nga rruga, po nuk mund ta konfirmonin dot sa kishin ngrënë delet.

Temat
Fun

Të afërta