Tifozi katolik i del në mbrojtje Mërgim Mavrajt (FOTO)

Gjatë ditës së djeshme mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj ka refuzuar ta veshë fanellën në të cilin gjendej sponsori i kombëtares “Birra Peja”.

Ky gjest i mbrojtësit ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale dhe u kritikua në masë të madhe, ndërsa një fans i fesë katolike i ka dal në mbrojtje mbrojtësit kuqezi.

“Katolik jam, edhe po të them respekte. Nëse nuk don me reklamu gjërat që janë kundër fesë tënd, ke të drejt. Nuk e di pse disa po zemërohen. Ky është Mysliman edhe Islami nuk lejon alkoolin. Tash, Mavraj si fetar që është nuk mundet me pi as reklamu alkoolin. Nuk ka ofendu kënd”, ka shkruar Xhuliano Pjetrushi në profilin e Mavrajt në ‘Facebook’.

Sipas tij, Mavaraj nuk e ka ofenduar askënd me refuzimin e veshjes së kësaj fanelle me mbishkrim të birrës.

auto_mergim_mavraj_11464246967-1-700x433

Temat
SportVend

Të afërta