Shalsi: Të respektojmë rregulloren; Paloka: S’mund të flasim për ushqyerjen me gji kur shikojmë Shukriun

Parlamenti sot ka nisur me një kërkesë nga deputeti i Partisë Socialiste Eduard Shalsi, i cili ka kërkuar nga të gjithë deputetët që të respektohet rregullorja dhe të flitet për çështjet e rendit të ditës.

Siç tha edhe ai vet, prej dy muajsh nuk ka mundur dot të flasë në Parlament, për shkak se nuk i vjen radha si pasojë e mosrespektimit të rregullores.

Nga ana tjetër, kreu i grupit të PD Edi Paloka ka marrë fjalën për t’iu përgjigjur Shalsit, të cilit iu drejtua duke i thënë se është e pamundur që të flasësh për pr.ligje si ushqyerja me gji, kur plasin skandale si i Shukri Xhelilit apo trafiku i drogës.

“Është pak e vështirë që në një parlament që ka rënë batak, është e pamudnur që në të vetmin vend ku opozita ka ka të drejtën e fjalës, të flasim për ushqyerjen me gji kur kemi parë brekët e Shukriut, kur ka nga një skandal. Dhe ju propozoni që ne këto të mos i përmendim si deputet, por të flasim për qumështin e gjirit kur kemi parë Shukriun në televizor’, u shpreh Edi Paloka.

Temat
LajmeRajon

Të afërta