Çështja e përcaktimit të kufirit me Malin e Zi dhe Asociacionin e Komunave Serbe asnjëherë nuk është debatuar në Këshillin e Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, nga përfaqësues në legjislativ dhe ekzekutiv.
“Në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së nuk flitet për demarkacionin dhe asociacionin,” thotë ish-presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu, në emisionin “Politikë” në TribunaChannel.
Atë ditë ishin zgjedhur tema “Postfestum” vlerëson ish-presidenti Sejdiu.
Sipas tij, Asociacioni duhet bërë mbi parimet bazë dhe në asnjë mënyrë tjetër që do të cënonte karakterin e vërtetë.
Fjalët kyçe
Fatmir Sejdiu