Rrëfehet Lina e kokoshkave: Policia u soll shumë keq, mu duk sikur mu shkëput diçka nga shpirti

cilës i ra të fikët një ditë më parë, pasi efektivë të policisë bashkiake të Tiranës i sekuestruan makinën e kokoshkave, ka folur për ngjarjen.

E ftuar në emisionin “Stop” ajo tha se policët u sollën shumë keq, ndërsa kur shkoi te doktori, ai tha se ajo duhet të shkonte te psikiatri.

“Mora gjobe 50 mijë lekë të vjetra. Nuk kam punë tjetër, s`kam punuar më parë. Kam qenë me probleme shëndetësore. E vetmja në familjen tonë është kjo. Në familje jemi katër vetë. Me atë jetojmë. S`kemi asnjë të ardhur. Kam filluar kohët e fundit. Nuk përballoj dot kostot e ilaçeve që marr. Ilaçet më shkojnë deri në 120 mijë leke të vjetra. Të ardhurat e mia në familje mi sjell ajo karrocë. Dje nuk e përballova dot. Mu duke sikur mu shkëput diçka nga shpirti. Ata erdhën 2 fuoristrada dhe 6 policë. U sollën shumë keq. “Shtyu moj tutje ti”. Kam tre vjet që bëj kokoshka. Kjo ishte pjesa më e keqe. Por dhe kur shkova në spital doktori pasi pyeti tha: çojeni te psikiatri, rrëfeu zonja Lina.

Temat
LajmeRajon

Të afërta