Ronaldo: Trofeu i LK-së më me vlerë se dy titujt e Barcës

Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka vazhduar të japë pohime të rënda në raport me rivalin e përbetuar, Barcelonën.

Ronaldo u pyet për rëndësinë e Ligës së Kampionëve dhe nëse do të ishte sërish i dështuar sezoni duke parë se Barca mori tashmë dy trofe, atë të La Ligas dhe Kupës së Mbretit.

“Nëse ne fitojmë Ligën e Kampionëve, atëherë kjo ka vlerë më shumë se dy titujt e Barcelonës. Liga e Kampionëve është ëndrra e të gjithëve. Unë po ju them nga zemra, nuk do ta ndërroja me asgjë”.

“Jam zemëruar që nuk e arrita Suarezin. Unë isha afër. Por, më duhet ta përgëzoj atë, ai ka pasur sezon të mrekullueshëm”, potencoi Ronaldo.

Cristiano-Ronaldo

cristiano-ronaldos-shirtless-champions-league-celebration-may-have-been-a-movie-stunt

Temat
BotëSport

Të afërta