Reagimi i pashpjegueshëm i publikut, pas një triku të kryer me sukses

Megjithëse nuk bëhet e ditur, nëse Mike ka bërë edhe truqe tjera më herët, askush nuk po di të shpjegojë, pse po ‘çmendet’ audienca në këtë mënyrë.

Në një shkollë të meste të Karolinës së Veriut në Shtetet e Bashkuara, është zhvilluar një garë mes nxënësve.

Në mesin e pjesëmarrësve ka qenë edhe Mike Senatore, i cili e ka hedhur një shishe, e cila ka rënë siç duhet në tavolinë.

Në momentin që e ka kryer trikun me sukses, publiku kanë brohoritur me shumë zhurmë, sikur të ketë qenë ndonjë veprim shumë i rrallë.

Megjithëse nuk bëhet e ditur, nëse Mike ka bërë edhe truqe tjera më herët, askush nuk po di të shpjegojë, pse po ‘çmendet’ audienca në këtë mënyrë. /Telegrafi/

Temat
Fun

Të afërta