Prostitutat rumune sjellin arrestimin e bandës shqiptare të drogës

Një bandë e trafikut të drogës është goditur nga policia italiane, duke vënë në pranga 4 shqiptarë dhe një italian.

Mediat italiane raportojnë sot se shqiptarët e arrestuar janë: Florian Fejzulla, 28-vjeç, Sinan Kekaj, 37-vjeç, Emirel Lushi, dhe Luan Rushiti.

Ndërsa, tre shqiptarë të tjerë, pjesëtarë të grupit, janë shpallur në kërkim. Ata dyshohet se janë kthyer në Shqipëri.

Banda është përgjegjëse për menaxhimin dhe shpërndarjen e kokainës në Frosinone të Italisë. Pikë shpërndarje të drogës, grupi i shqiptarëve kishte kryesisht lokalet e zonës, ku prisnin klientët.

Hetimet çuan në zbulimin bandës pas një sherri të dhunshëm mes grupit të shqiptarëve dhe një grupi rival rumun në vitin 2004.

Sherri rezultoi të ishte për prostitutat që ishin nën menaxhimin e grupit të rumunëve në zonë, e që duket se shqiptarët donin t’i kishin edhe ato nën shfrytëzimin e tyre, shkruajnë mediat italiane.

Kryesore

Temat
LajmeRajon

Të afërta