Policia greke habitet nga postimet në Facebook të grabitësve shqiptarë (FOTO)

Disa ditë më parë u arrestuan në Athinë 15 shqiptarë të moshës nga 22-51 vjeç, të akuzuar si pjesëtarë të një bande që kryenin grabitje në disa zona, duke dhunuar pronarët e shtëpive.

Shqiptarët e arrestuar konsiderohen nga policia greke si tepër të rrezikshëm, duke parë edhe ato që kanë publikuar në Facebook-un e tyre. Deri tani nuk është bërë publik identiteti i asnjërit prej të arrestuarve.

Por, sipas mediave greke që iu referohen burimeve nga policia, shqiptarët kanë publikuar në rrjetin social armë të tipit kallashnikovë, foto të përleshjeve me policinë greke, flamurin shqiptare e simbole të tjera nacionaliste.

Disa prej këtyre fotografive janë publikuar në mediat greke, të cilat shkruajnë se simbole dhe foto të tilla të publikuara tregojnë “ndjenjën e irredentizimit nacionalist për Shqipërinë”. Policia greke vazhdon ende hetimet për këtë bandë për të zbuluar nëse janë të përfshirë në aktivitete të tjera kriminale.

Temat
LajmeRajon

Të afërta