Kosova ka ligje të mira, por ato nuk po zbatohen

Qeveria dhe institucionet e Kosovës janë përcaktuar për integrime evropiane dhe ndërtimin e një shteti ligjor dhe se prioritet mbetet lufta kundër korrupsionit.

Kështu tha kryeministri i vendit, Isa Mustafa, në lansimin e projektit kundër krimit ekonomik në Kosovë.

“Institucionet e Kosovës kanë bërë hapa të rëndësishëm drejt zhvillimit ekonomik, sundimit të ligjit, luftës kundër terrorizmit dhe radikalizmit. Këto janë arritje të cilat i kemi bërë së bashku me Bashkimin Evropian”, tha Mustafa.

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, tha se reforma e vazhdueshme në rend dhe ligj si dhe lufta kundër korrupsionit mbeten prioritet i institucioneve të vendit në rrugën drejt BE- së.

“Korrupsioni është më shumë se vepër penale është luftë që duhet ta bëjmë për vendin tonë”, tha Kuçi, raporton KP.

Ndërsa Tomas Knoch nga zyra e BE së tha se korrupsioni dhe shpëlarja e parave janë çështje të vështira. Kosova ka ligje të mira por mungon zbatimi efektiv i tyre.

“Korrupsioni dhe shpëlarja e parash janë kanceri i shoqërisë dhe se duhet t’iu vij fundi”, tha Knoch.

Temat
LajmeVend

Të afërta