Kombëtarja nis stërvitjen, mbërrijnë 3 lojtarët e tjerë kuqezinj

Pak minuta më parë Kombëtarja e Shqipërisë ka nisur stërvitjen për ditën e sotme, ndërsa në skuadër janë bashkuar edhe 3 futbollistët që militojnë në Superligën zvicerane, Taulant Xhaka dhe Naser Aliji të Basel dhe Armando Sadiku i Vaduzit.

3 lojtarët nuk kanë mundur të zhvillojnë seancën e 6-të stërvitore pasi janë akomoduar në hotel ndërsa ekipi kuqezi po vijon stërvitjen.

Pasdite Kombëtares pritet t’i bashkohet edhe Ansi Agolli i cili gjatë ditës së djeshme u shpall kampion në Kupën e Azerbajxhani.

Stafi teknik vjen 30 minuta më parë pasi punon për të përgatitur terrenin, ndërsa De Diasi dhe lojtarët zbresin në fushë vetëm pasi gjithçka është vendosur në mënyrë të rregull për stërvitje.

Deri tani grupi i De Biasit ka në përbërje 24 lojtarë ndërsa nesër pritet të largohet Memushaj i cili do të angazhohet me skuadrën e Pescarës në Itali.

Temat
SportVend

Të afërta