Johnny Depp dhe Amber Heard nisin procedurat e divorcit

Johnny Depp dhe Amber Heard janë drejt divorcit.

Gruaja e Johnny Depp-it, Amber Heard, ka kërkuar divorc nga bashkëshorti i saj, aktori 52 vjeçar, për shkak të konfilekteve për të cilat çifti nuk ka gjetur një gjuhë të përbashkët.
Dyshja, të cilët nuk kanë fëmijë së bashku, kanë qenë të martuar prej një viti e gjysëm.

30 vjeçarja Heard ka paraqitur kërkesën për divorc në Gjykatën e Los Angeles dhe është duke kërkuar “mbështetje bashkëshortor” nga aktori i Hollivudit. Në letrat e gjykatës, aktorja ka shënuar datën e ndarjes së tyre si të dielën.

TMZ raporton se Depp ka refuzuar kërkesën e saj për mbështetje bashkëshortor.
Ndarja vjen vetëm pak ditë pas vdekjes së nënës së Depp, Betty Sue Palmer, e cila vdiq në mëngjesin e së premtes më 20 maj në Los Angeles, pas një sëmundjeje të gjatë. Aktori kishte një marrëdhënie të ngushtë me nënën e tij dhe ajo shpesh e shoqëruar atë me ngjarjet Hollivudit gjatë viteve.

Temat
Showbiz

Të afërta