Huliganët sulmojnë lojtarët e Zurich

Skuadra e madhe zvicerane, Zurich pas paraqitjeve shumë të dobëta këtë sezon ka rënë nga kategoria elitare.

Kjo ka zemëruar tepër tifozët e Zurich të cilët nuk kanë qënë të kënaqur me me futbollistët dhe kanë sulmuar lojtarët deri në dhomat e zhveshjes.

Në ndeshjen e fundit Zurich fitoi 3-1 kundër Vaduzit por pa ndonjë efekt, pasi në ndeshjen tjetër fitojë edhe Lugano që mposhti 3:0 St. Gallenin.

Tek Zurich aktivizohet mesfushori i Kombëtares shqiptare, Burim Kukeli, i cili luajti nga fillimi, por u zëvendësua në pjesën e dytë.

Temat
BotëSport

Të afërta