Gjyshja vallëzon me beatbox (Video)

Një burrë i cili po bënte beatbox (muzikë me gojë), duke u munduar ta nxjerrë kafshatën e gojës nga ata pak njerëz që ishin mbledhur për t’i dëgjuar tingujt interesant që po i nxirrte nga goja, mbeti i shokuar kur pranë tij kaloi një grua e moshuar.

Derisa ajo po i kalonte pranë e shoqëruar nga një qenush i vogël, ndodhë diçka që askush nuk kishte besuar se mund të ndodhë nga një gjyshe, transmeton Telegrafi.

Me të dëgjuar muzikën që po e krijonte me gojë, gjyshja fillon të vallëzojë stile të ndryshme si të një valltareje profesioniste që i ka hiq më shumë se 20 vjet.

Ajo brenda pak lëvizjeve arrit t’ua rrëmbej zemrat njerëzve që ishin mbledhur përreth, ku nuk munguan as duartrokitjet dhe lëvdatat për vallëzimin e gjyshes.

Temat
Fun

Të afërta