Gjashtë trafikantë droge nga Fushë Kruja kapen në një lokal në afërsi të Rinasit/Emrat- FOTO

Policia e Durrësit ka arrestuar 6 trafikantë droge në një lokal në afërsi të Rinasit, të gjithë nga Fushë Kruja. Ata ishin objekt i një operacioni të koduar Flash dhe informacioni u mor në rrugë operative.

Të arrestuarit janë:

Elton Shera 20 vjeç, banues në Fushë-Krujë;
Fatjon Kulla 20 vjeç, banues në Fushë-Krujë;
Artan Kulla 27 vjeç, banues në Fushë-Krujë;
Algert Ziri 31 vjeç, banues në Fushë-Krujë;
R. C. 17 vjeç, banues në Fushë-Krujë;
Isuf Tema 56 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

Arrestimi i tyre u bë pasi:

Më datë 25.05.2016, në një lokal në afërsi të Rinasit, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me targa AA 419 MB, në pronësi të shtetasit Algert Ziri, i’u gjetën dhe i’u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

rreth 8 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva;
fishekë të kalibrit 7.62 mm;
automjeti tip Benz me targa AA 419 MB, në pronësi të shtetasit Algert Ziri
automjeti tip Benz me targë AA 242 MX , në pronësi të shtetasit Artan Kulla.
12 telefona celularë.

Shtetasit e mësipërm janë persona me preçedentë penale të mëparshëm në fushën e lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ” dhe”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenin 283 / 2 dhe 278/3 të Kodit Penal.

Arrestime-620x330

Temat
LajmeRajon

Të afërta