Gianni de Biasi entuziast dhe protagonist në stërvitje

Dita e katërt në grumbullimin austriak pati si protagonistin e madh trajnerin Gianni de Biasi, i cili ishte njeriu i momenteve më të veçanta në 24 orët e fundit.

Strategu italian ishte kaq entuziast për një tjetër ditë me stërvitje aq sa këtë herë nxiti vetë lojtarët që të nxitonin për në fushë.

Trajneri vazhdimisht nuk i kurseu as momentet e humorit me dy prej personave të personelit të FSHF, Denis Bastari dhe Fatos Kadëmin, të cilëve po i reklamonte syzet e tij të reja.

Një ditë të ngarkuar, është mirë ta mbyllësh gjithmonë me një buzëqeshje dhe De Biasi pikërisht këtë bëri, nga tribuna e stadiumit të Bad Waltdersdorf, nga ku përcolli pjesën më të madhe të stërvitjes.

Temat
SportVend

Të afërta