Një shqiptar 40-vjeçar është qëlluar për vdekje përpara një restoranti në Rimini të Italisë.
Ngjarja ka ndodhur gjat natës dhe aty kishte banesën pranë vendit ku u vra.
Viktima është Petrit Nikolli, baba i tre fëmijëve, ndërsa mësohet se bashkëshortja e tij është në pritje të fëmijës së katërt.
Banorët dëgjuan të shtënat dhe dolën menjëherë në rrugë dhe lajmëruan ambulancën. E tronditur nga ngjarja e ndodhur, bashkëshortja e viktimës bërtiti duke kërkuar që ta lejonin të shikonte babain e 4 fëmijëve të saj.
Me gjithë ndihmën e dhënë nga mjekët, shqiptari nuk mundi të mbijetonte. Nuk dihet asgjë sa i përket shkaqeve apo autorëve. Karabinierët kanë nisur hetimet për të zbardhur këtë vrasje.