Donald Trump, zyrtarisht kandidat republikan për president të SHBA-së

Me sherr dhe rrëmujë, duket se Donald Trump do të jetë kandidati republikan për garën drejt Shtëpisë së Bardhë.

Me sherr dhe rrëmujë, duket se Donald Trump do të jetë kandidati republikan për garën drejt Shtëpisë së Bardhë.

Miliarderi amerikan, ka arritur numrin e nevojshëm të delegatëve, 1.237, për t’u bërë kandidati për presidencialet, shkruan AP.

Trump duhet të zyrtarizojë pozicionin e tij gjatë Konventës Kombëtare të partisë që do të mbahet në Klevland.

Për të fituar kandidimin republikan për Shtëpinë e Bardhë, ishin të nevojshëm 1.237 delegatë. Por Trump arriti të sigurojë edhe një më shumë, 1.238, transmeton tvklan.al.

Temat
BotëLajme

Të afërta