Drejtori ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri ka thënë se integrimi i veriut nuk bëhet vetëm me dialog politik.
Në një intervistë për gazetën “Epoka e Re” Tahiri ka thënë se Qeveria e Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare duhet ta kthejnë fokusin në ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët e pjesës evropiane të vendit.
Ai ka thënë se Serbia po synon të krijoj struktura të mëdha administrative, duke i inkuadruar ato në institucionet e Kosovës që nëpërmjet tyre të ndërtohet një institucion i fuqishëm i përfaqësmit, siç është rasti i asociacionit, e që në esencë ul rolin e komunave.
Tahiri ka thënë se pavarësisht pengesave, Kosova ka bërë progres në shuarjen e së ashtuquajturës mbrojtje civile.
Megjithatë, sipas tij, sfduese mbetet çështja e punëtorëve të arsimit dhe atyre të shëndetësisë që ende është e paqartë.