Botë

Berlusconi paralajmëron revolucion tek Milan, largohen disa lojtarë

By Emanuel Demaj

May 26, 2016

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka konfirmuar se këtë merkato nga skuadra kuqezi do të largohen disa lojtarë.

Mario Balotelli, Alex, Philippe Mexes dhe Kevin-Prince Boateng priten të largohen nga ‘San Siro’ i cili do të përfshihet në një revolucion.

“Shumë do të largohen sepse lojtarët si Alex, Mexes, Boateng dhe Balotelli janë në fund të kontratave”, u shpreh Berlusconi për “Qui Studio a Voi Stadio”.