Bajerni i Mynihut i tregon derën Mario Gotzes

Ashtu siç ishte transferimi i tij në Mynih, vazhdon të jetë sërish një telenovelë e gjatë edhe largimi nga kampionët e Gjermanisë.

Së fundmi është Karl-Heinz Rummenigge që porosit Mario Gotzen të largohet nga Bajerni i Mynihut, shkruan ‘Goal’.

“Kam folur me të dhe Ancelottin. Mario e di se çfarë dëshiron skuadra, por ndoshta nuk dëshiron të shqetësohet para Euro 2016. Mario duhet të vendos, a dua që të luaj rregullisht apo jo?”, tha Rummenigge për Kicker.

Gotze nuk po luan rregullisht, por pavarësisht kësaj, ai kishte thënë se dëshiron të qëndrojë dhe të luftojë për vendin e tij në skuadër.

Për kampionin e Botës është interesuar Liverpool e cila është e gtshme të ofrojë 26 milionë euro për të kryer me sukses këtë transfertë.

Screenshot_6-32

Temat
BotëSport

Të afërta