Bahtiri: S’kam ardhur në Kosovë për karrige (Video)

Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri ka thënë se ai nuk ka ardhur nga diaspora për karrige por për t’i ndihmuar qytetarët.

Ai ka shtuar se do ta braktisë politikën në momentin që do të braktisë partinë e tij, AKR-në.

“Misioni im është t’i ndihmoj qytetarëve, jo me u ul me një karrige. Në atë ditë që dal prej AKR-së do ta lë politikën”, ka thënë Bahtiri në Rrokum Roll, në Rrokum.

Bahtiri tha se ka marrë ftesa nga partitë politike për t’iu bashkuar, por jo edhe Vetëvendosje.
Kreu i Mitrovicës ka folur edhe për çështjen e barrikadës në Mitrovicë.

“Barrikada do të hiqet, jo në vitin 2017, por në vitin 2016”, tha ndër të tjera Bahtiri,.
Ai shtoi se kufijtë administrativ janë ata që po e pengojnë heqjen e barrikadës.

Bahtiri tregoj se është mbajtur një mbledhje javën e kaluar për të diskutuar për barrikadën, duke u bazuar në marrëveshjen e vitit 2004, ku thuhet se, barrikada duhet me u heqe ne fund te Qershorit.
“Nuk dua me qenë kryetar aty ku ka gjak e ku ka dhunë”, ka shtuar Bahtiri.

Kryetari vleresoi se, nese BE nuk e miraton marreveshjen deri ne Qershor mundet me ndodh edhe më e keqja, me u derdh gjak.
“E, në momentin që derdhet një pikë gjak, unë më nuk jam kryetar i Mitrovicës”, theksoi ai.

Temat
LajmeVend

Të afërta