Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Arrestohet autori i vrasjes së shqiptarit në Itali, ekzekutimi për gjakmarrje (FOTO)

Brenda pak orëve, policia italiane ka arrestuar vrasësin e shqiptarit Petrit Nikolli 40 vjeç, që u ekzekutua mbrëmë në rimini të Italisë.

I arrestuari është kapur sot 300 kilometra larg vendit ku ndodhi ngjarja. Bashkë me të janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, të përfashirë në krim. Autori është një shqiptar dhe u kap pranë Milanos pas një ndjekje nga policia.

Siç raportojnë edhe mediat italiane, Petrit Nikolli u ekzekutua për gjakmarrje, një çështje nderi që duhej larë me gjak.Viktima debatoi me disa persona dhe më pas u qëllua me një armë gjysmëautomatike.

Më pas, autorët u larguan me shpejtësi me makinë, për t’u kapur pranë Milanos. Viktima ishte babai tre fëmijëve, ndërsa bashkëshortja e tij është në pritje të fëmijës së katërt.

Exit mobile version