Arkeologët: Kemi gjetur varrin e Aristotelit

Një arkeolog që ka qenë pjesë e gërmimeve në vendlindjen e Aristotelit në Greqinë veriore në vitin 1990, tha se një strukturë e shkatërruar që është zbuluar atje, mund të ketë qenë varri i filozofit të lashtë.

Konstantinos Sismanidis pranoi se ai “nuk ka prova, por vetëm tregues të fortë” për të mbështetur teorinë e tij, të paraqitur këtë të enjte në një konferencë me rastin e 2.400 vjetorit të lindjes së filozofit.

Sismanidis tha se struktura e zbuluar në rrënojat e Stageira, 70 kilometra në lindje të Selanikut, ishte dikur një monument publik, ku Aristoteli u nderua pas vdekjes. Por, asnjë mbetje njerëzore nuk u gjet atje.

Aristoteli (384-322 p.k) ishte një nxënës i Platonit dhe një nga mendimtarët me më ndikim në histori.

image

Temat
BotëLajme

Të afërta