Lajme

Alarmon VV : Korisha mund t’i ngjasojë Restelicës

By FIRST CHANNEL

May 26, 2016

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, ka alarmuar për gjendjen në fshatin Korishë, ku nga shembja e dheut po rrezikohet jeta e banorëve atje.

Arbër Rexhaj, kryetar i degës së VV-së në Prizren, kërkon nga institucionet përkatëse, që të reagojnë sa më shpejt, për të evituar ndonjë katastrofë të mundshme.

Rexhaj thotë se banorët e këtij fshati rrezikojnë që të mbulohen nga dheu, i cili rrezikon t’i përpijë disa lagje.

Ndërsa thotë se nëse komuna e Prizrenit nuk ndërhynë për sanimin e kësaj gjendje, jeta dhe prona e këtij fshati do të zhduket dhe pashmangshëm do të ketë viktima.

Ndërsa kërkoi nga mekanizmat e duhur që të marrin masa, me qëllim të mbrojtjes së jetës së banorëve të këtij fshati.

Rexhaj thotë se Komuna e Prizrenit dhe drejtoritë përkatëse, duhet ta kuptojnë me seriozitet këtë gjendje dhe të intervenojnë, sepse tani është koha e fundit, për të shmangur ndonjë fatkeqësi dhe përsëritje të Restelicës, ku përveç dëmeve materiale, mund të ketë dhe viktima në njerëz.

Edhe Drita Millaku tha se çdo vonim në intervenim, rrezikon jetën e banorëve të Korishës, të cilët vazhdojnë të jetojnë në ankth, nga rreziku i ndonjë katastrofe të mundshme natyrore. /Telegrafi/