Aksident ne Korçë, aksidentohet fëmija për vdekje në ditën e ditëlindjes

Fëmija me iniciale D.A. nga fshati Pirg, i cili u përlas për vdekje sot nga një makinë në Korçë, kishte ditëlindjen dhe mbushte 8-vjeç.

39-vjeçari Aleks Kovani, që drejtonte makinën e aksidentit, tip “Mercedes-Benz” me targë AA 612 JK është ndaluar nga policia.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Korçë-Pogradec, pranë fshatit Symiz, kur fëmija ishte duke ecur në rrugë.

Ndërkohë, kanë nisur hetimet për të zbuluar dinamikën e aksidentit që i morri jetën të miturit.

Temat
LajmeRajon

Të afërta