Shëndet

Ushqimet me yndyrë në moshë të re, shkaktojnë këtë lloj kanceri

By Egzona Krasniqi

May 25, 2016

Ushqimi me sasi të lartë të yndyrës që konsumohet gjatë adoleshences mund të jetë shkaktar për kancerin e gjirit, kanë konstatuar hulumtuesit.

“Në përgjithësi, hulumtimet tona tregojnë për efektet e dëmshme afatgjata të yndyrës që merret me ushqime të ndryshme gjatë moshës së adoleshences”, u shpreh një hulumtues nga shkolla e mjekësisë “Maryland” në SHBA.

Ushqimet e ndryshme me sasi të lartë të yndyres mund të rrisin rrezikun për kancerin e gjirit në moshën e pjekurisë, sipas hulumtuesve.

Gjatë studimit 177 femrave që ishin kontrolluar qysh në moshën 8-10 vjeçare dhe gjatë gjithë kohes studiuesit kishin qenë të njoftuar me ushqimin e tyre, kryen një matje të dendësisë së gjirit me rezonancë magnetike.

Femrat që kishin marrë më shumë yndyra gjatë moshës së adoleshencës kishin dendësi mesatare rreth 21.5% në krahasim me 16,4% që ishte mesatarja e vajzave që kishin marrë më pak yndyra.

Shembuj të tjerë të ushqimeve që përmbajnë shumë yndyrë janë edhe qumshti dhe produktet e tij, andaj vlen një kujdes i veçantë në lidhje me këtë raport./GazetaExpress/