Fun

Shpikja e radhës nga Kina: Autobusi që ecën mbi vetura

By Egzona Krasniqi

May 25, 2016

Të ngecësh në trafik mund të jetë një nga gjërat më të bezdisshme teksa udhëton rreth qytetit me autobus.

Por inxhinierët në Kinë, vendi me popullsi më të madhe në botë, kanë gjetur një zgjidhje për t’u shpëtuar problemit të trafikut.

Ata kanë prezantuar projektin e një autobusi shumë të veçantë, që do të mbajë më tepër se 1200 pasagjerë dhe falë formës së përshtatshme, do të jetë i aftë të ecë mbi makina, duke e lënë trafikun të lirë poshtë tij.

Modeli i të ashtuquajturit ‘Transit Elevated Bus’ u prezantua këtë javë në edicionin e 19-të të panairit ndërkombëtar në Pekin ‘High-Tech Expo’./GazetaExpress/

https://www.youtube.com/watch?v=NeWy9n7R-_4