Roza flet për arsyet që dështuan lidhjen me Stinen (Video)

Roza Lati ishte e ftuara e Orinda Hutës në intervistën simpatike në veturë.

Moderatorja mes shumë rrëfimeve për fëmijërinë e saj të vështirë pas ndarjes së prindërve, ka folur edhe për lidhjen e saj me Stinen, transmeton Telegrafi.

“Ne nuk jemi bashkë, morëm pjesë në një spektakël kërcimi ku vinte edhe e dashura e tij. Madje të dashurën e tij e kam mike në Facebook.
Me Stinen jam lidhur në periudhën e tij më të suksesshme, por ka qenë një lidhje e vështirë. Nesti ishte 26 vjeç atëherë unë 17. Nuk mund të lidhesh me një djalë 26 vjeçar në kulmin e karrierës, një djalë simptatik që i shkojnë të gjitha vajzat nga pas.
Një djalë, i cili ka qenë lehtësisht i shpërqendrueshëm ndonëse mua më kishte përzemër. Kemi patur shumë përplasje dhe njerëzit e tjerë nuk na linin rehat. Ne bëmë tre vjet të lidhur”, ka thënë Roza.

Pas këtij rrëfimi ajo ka treguar se tashmë ka lënë pas të kaluarën dhe është e lumtur krah një mashkulli tjetër.

Temat
Showbiz

Të afërta