Për fotografinë e Thaçit, FSK shpenzon mbi 1 mijë e 600 euro (Dokument)

Vendosja e fotografisë së Presidenti të Kosovës, nëpër zyrat e Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, do t’i kushtojë mbi 1,600 euro këtij institucioni. Tenderin për ta bërë furnizimin me këto foto e ka fituar kompania NTGI ”Grafo Loni”.

Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka vendosur t’i përmbahet Kushtetutës së Kosovës për vendosjen e fotografisë së Presidentit nëpër zyre.

Ky Institucion për blerjen e këtyre fotografive ka dhënë edhe një tender, vlera e të cilit kap shumën e 1 mijë 650 eurove.

Sipas njoftimit të dhënë në KRPP tenderin “Furnizim me fotografi të presidentit të vendosura në kornizë për nevojat e FSK-së dhe MFSK-së” e ka fituar kompania NTGI”Grafo Loni”.

foto

Në garë për të kryere këtë shërbim kanë qenë gjithsej katër kompani. Kontrata mes kompanisë fituese dhe Ministrisë së FSK do të nënshkruhet më 03.06.2016. /Gazeta Express/.

Temat
LajmeVend

Të afërta