Legjenda e futbollit botëror braziliani Pele ka folur përsëri lidhur me lojtarin më të mirë në botë. Në preferencat e tij vazhdon të jetë i njëjti lojtar që është më I miri në botë.
Midis Leo Messit, Cristiano Ronaldos dhe Neymarit, siç raporton gazeta spanjolle Mundo Deportivo, Pele vazhdon q ë të mendoj se Messi është lojtari më i mirë në botë për momentin.
“Messi është futbollisti im i preferuar, por Cristiano Ronaldo dhe Neymar janë gjithashtu shumë të mirë”, u shpreh ish sulmuesi i famshëm brazilian.
“Kanë stile të ndryshme në një futboll që gjithashtu ka ndryshuar. Sot luhet më shumë lojë e mbyllur e koncentruar në mbrojtje. Është më e vështirë të zbulohen cilësitë e një lojtari në veçanti”, shtoi Pele.
