Lirimi i kosovarit të kërkuar nga Interpol, kallëzohet penalisht edhe një prokuror. Ja kush është

Pas arrestimit të juristit të burgut të Shënkollit dhe lirimit nga detyra të disa punonjësve të këtij burg, mësohet se është zgjeruar hetimi për rrethin e personave të përfshirë në skandal. Se fundmi, për këtë ngjarje është kallëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme edhe një prokuror.

Avokati Detar Hysi, që mbron interesat ligjore të juristit të burgut i cili është arrestuar akuzon prokurorin e Lezhës sit ë implikuar në këtë skandal. Ai thotë se prokuroria e Lezhës, është palë në lirimin e kosovarit Shuaip Zukaj.

Sipas tij, prokurori I çështjes Gjergj Rudi nuk ka çuar urdhërin e ekzekutimit në burgun e Shën Kollit për ekstradimin e kosovarit. Për këtë fakt, avokati Hysi tha se kemi kallëzuar në prokurori të përgjithshme prokurorin Rudi për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, me arsyetimin se ka lënë me dashje hapësira ligjore për lirimin nga burgu të shtetasit Shuaip Zukaj.

Nga ana tjetër, burimet e ABC News pranë organit të akuzës, thanë se hetimet janë zgjeruar si ndaj administratës së burgut ashtu edhe në institucionin e prokurorisë dhe gjykatës. Pasi po verifikohet e gjithë rruga, që kanë ndjekur kërkesa e autoriteve të Kosovës për ekstradimin e shtetasit Shuaip Zukaj.

Që në momentin e caktimit të masës së sigurisë për llogari të kërkesës për ekstradim, vendimin përfundimtar të pezullimit të ekstradimit deri në përfundim të dënimit në Shqipëri të Shuaip Zukajt si dhe urdhërat që janë lëshuar për llogari të këtij vendimi nga prokuroria.

Grupi hetimor, tha se po verifikohet praktika e ndjekur nga prokuroria për njoftimin e burgut me vendimin për ekstradimin e tij, pasi juristi vazhdon të këmbngul se një vendim I tillë nuk është dorëzuar nga prokuroria.

Ndërsa mesditën e së enjtes, pritet që juristi Dejvis Aliohoxha të dal para gjykatës së lezhës, për vleftësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë, ku prokuroria do të kërkoi izolimin e tij në qeli deri në përfundim të hetimeve me masën “arrest me burg”.

Sipas akuzës, Shuaip Zukaj është liruar nga burgu, edhe pse kishte një vendim që në momentin e përfundimit të dënimit të tij në Shqipëri, të ekstradohet për në Kosovë./ABC

Temat
LajmeRajonVend

Të afërta