Kjo është loja më fiksuese që mund të luani në shfletuesin tuaj

E përshtatshme për tu luajtur në shfletuesin tuaj të uebit, ose përmes aplikacionit për Android dhe iOS, “Slither.io” është një version i luajtur me shumë lojtar i lojës së telefonave të vjetër “Snake” (Gjarpri).

Ju filloni lojën si një krimb i vogël, duke mbledhur sfera për të rritur ngadalë përmasën tuaj. Kaloni mbi trupin tuaj sa të dëshironi, por nëse përplasni kokën me krimbin e një lojtari tjetër atëherë do të shpërtheni në një stuhi ose në një sferë super të madhe. Ka gjithashtu ndryshime të shpejtësisë, një listë që shfaq 10 krimbat më të mëdhenj të hapësirës dhe animacione tërheqëse.

Kjo lojë është shumë fiksuese, me rregulla dhe komanda të thjeshta që prodhojnë lojtarë të tensionuar dhe të emocionuar.
Edhe pse “Slither.io” rrjedh nga pamja dhe ndjenja direkt nga loja e vjetër “Snake”, ajo ngjan më shumë si një evolucion i lojës në shfletues “Agar.io” e cila ndjek rregulla të ngjashme. Por “Slither.io” duket më bukur, është më e lehtë për t’u mësuar dhe të jep më shumë kënaqësi.

E drejtë t’ju paralajmërojmë: kjo është një nga ato lojëra pa fitore. Ju vetëm rriteni dhe rriteni derisa vdisni. Dhe më pas ju filloni sërish nga e para, të irrituar që nuk u rritët edhe më shumë.

Temat
Teknologji

Të afërta