Botë

I ulet dënimi në tri vite gazetares së Radios Evropa e Lirë

By FIRST CHANNEL

May 25, 2016

Gazetares së Radio Evropa e Lirë, Khadija Ismayoilova, në shtator të vitit të kaluar iu shqiptua dënimi për shtatë vite burgim. Sot, asaj iu dhanë 3 vite burgim me kusht.

Gjykata e Lartë e Azebajxhanit ia uli dënimin në tri vite burgim me kusht.

Në shtator të vitit të kaluar, gjykata e dënoi Ismayilovan, për krime financiare, një gazetare e shquar për ekspozimin e korrupsionit të elitës së pushtetit.