Gjendet sasi e madhe municioni në Han të Elezit

Policia e Kosovës ka njoftuar se në ish-kazermën e armatimit në fshatin Seqishtë të Hanit të Elezit kanë gjetur një sasi të madhe të municionit.

“Në ish-kazermën e armatimit është vërejtur një sasi e madhe e municionit, transmeton IndeksOnline.

Njësiti policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësia e FSK-së ka bërë tërheqjen e 61 fishekëve të kalibrit 12 mm.

Nuk raportohet për ndonjë incident”, thuhet në raportin e policisë.

Temat
LajmeVend

Të afërta