Bahtiri: Nuk shkoj në PDK, të tjerët po vijnë në AKR

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili vjen nga radhët e Aleancës Kosova e Re, ka mohuar zërat se do ta braktisë partinë e Behgjet Pacollit, për t’iu bashkuar PDK-së.

“Është lajm i pavërtetë. Asnjëherë që prej ardhjes sime si kryetar i komunës, asnjë zyrtar i PDK-së nuk ka qëndruar në shtëpinë time”, ka thënë Bahtiri, për Gazetën Blic.

Ai ka thënë se nuk ka kurrfarë marrëveshje me PDK-në dhe në asnjë mënyrë nuk do të kalojë në partinë e drejtuar nga Kadri Veseli.

“Unë çdo ditë po themeloj nëndegë të AKR-së në Mitrovicë, ku do të jemi numër 1 në mënyrë të pakontestueshme. Njëkohësisht ju bëj të ditur se jam koordinator për 10 komuna i AKR-së për mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme që i kemi shpallur javë më parë dhe po ju garantoj që AKR do të jetë udhëheqëse e Qeverisë së arhdhsme të Kosovës dhe se partitë tjera do të duan të vijnë tek unë në AKR, e jo unë tek ata”, ka thënë.

Ndryshe, AKR-së i kanë ikur disa personalitete shumë të rëndësishme si zëvendëskryetarja Mimoza Kusari- Lila, nënkryetari Ibrahim Makolli, e shumë personalitete tjera. /Gazeta Blic/

Temat
LajmeVend

Të afërta