Lajme

Asambleja e NATO-s në Tiranë, ja cilat rrugë do të bllokohen në datë 27 deri në 31 Maj

By FIRST CHANNEL

May 25, 2016

Në kuadër të mbajtjes për herë të parë të Asamblesë së Përgjithshme të NATO-s në Tiranë, masat e sigurisë do të jenë të larta.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, njofton për bllokimin e disa akseve rrugore dhe masat e marra, pasi nga data 27.05.2016 deri më 31.05.2016, në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohet “Sesioni i Pranverës i Asamblesë Parlamentare të Natos”

Duke filluar nga ora 06:00 e datës 27.05.2016 deri më datë 31.05.2016, nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve pasi do të bllokohen rrugët:

– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi me Rrugën “Abdyl Frashëri” deri tek Sheshi “Nënë Tereza”

– Rruga Ibrahim Rugova, nga kryqëzimi me Rrugën “Abdyl Frashëri” deri tek Sheshi “Fryderyk Franciszek Chopin”

– Rruga Lekë Dugagjini, nga Sheshi “Fryderyk Franciszek Chopin” deri tek Sheshi “Italia”

– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, në kryqëzim me Rrugën “Papa Gjon Pali II”

– Sheshi “Italia”, Rruga përball Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa”

– Parkingu i Bashkisë Tiranë i vendosur në Sheshin “Nënë Tereza” nuk do të funksionoi gjatë ditëve të këtij Sesioni.

Policia njofton se të gjithë kalimtarët se nuk do të lejohet lëvizja e këmbësorëve për rreth Pallatit të Kongreseve.