Veseli: Demarkacioni të mos e pengojë liberalizimin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë vizitës që i bëri degës së PDK-së në Pejë, ka folur për media edhe për çështjen e demarkacionit dhe ndërlidhjes së këtij procesi me liberalizimin e vizave.

Sipas kreut të Kuvendit, nuk do ketë mungesë të liberalizimit të vizave për shkak të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

“Nuk do të ketë mungesë të liberalizimit të vizave për shkak të ndonjë çështje teknike siç është demarkacioni”, tha Veseli, transmeton Kallxo.com

Ai ka shtuar së janë në fazën e bisedimeve me subjekte politike që të gjejnë pika të përafrimit sa i përket ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit.

“Unë besoj shumë se pjekuria e gjithë kuvendarëve në Kuvendin e Kosovës nuk do të lejojë që të kemi mungesë të liberalizimit të vizave për shkak një shkaku të caktuar. Jemi në konsultime shumë të gjera me të gjithë koleget tanë deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Natyrisht kemi disa momente ndarje mes nesh, mirëpo duhet me gjetë pika të afrimit”, theksoi ai.

Veseli vizitoi degën e PDK-së në Pejë në cilësinë e kryetarit të kësaj partie me rastin e aderimit të 100 anëtarëve, kryesisht nga LDK-ja, në subjektin që e drejton ai.

Temat
LajmeVend

Të afërta