Për një nga skandalet më të mëdha të seksit hollivudian po vazhdojnë të rrjedhin informacione.
Bill Cosby ka pranuar se ka pasur aferë seksuale me vajzat adoleshente në saje të një marrëveshje me një agjenci, e cila i dërgonte nga një modele në baza javore.
Cosby pranoi se 19-vjeçares, Therese Serignese në Las Vegas në vitin 1976 i dha pilula methaqualone. Kjo e fundit krijon varësi psikologjike dhe fizike, si dhe probleme me zemrën dhe frymëmarrje.
Bill Cosby do të shfaqet këto ditë në një gjykatë në Pensilvani, ku do të vendoset nëse prokuroria do të ngrit kallëzim penal rreth sulmeve seksuale.
Therese Serignese gjatë një interviste ka pohuar se është njoftuar me Cosbyn në hotelin Hilton të Las Vegasit në vitin 1976, ku aktori e kishte ftuar pas shfaqjes në dhomë, me ç’rast i kishte dhënë edhe pilula. “I kam marrë ato. Kurrë nuk e di se çfarë ishin. Kam qenë paksa e frikësuar, kështu që i kam pirë. Gjë tjetër nuk më kujtohet përveç marrëdhënies seksuale”, tha Cosby.
Therese me aktorin ka qëndruar për disa javë në një apartament. Dyshja e sipërpërmendur kanë katër vajza – Erin, Eensuite, Evin dhe Erik. Djali më i vjetër Erin u vra gjatë një përpjekje për grabitje kur ishte 27 vjet. /Telegrafi/