Një profesor në shkollën profesionale “Selajdin Mullabazi – Mici” në Rahovec ka gjuajtur me revole në drejtim të nxënësit të tij.
Telegrafi ka mësuar se bëhet fjalë për profesorin e Afarizmit Bankar në këtë shkollë, Azbi Gashi, i cili ka gjuajtur në drejtim të nxënësit Betim Shabandula.
Po ashtu burime të Telegrafit kanë thënë se profesori Azbi Gashi është asamblisti i Vetëvendosjes në komunën e Rahovecit.
Pas incidentit, profesori kishte shkuar në drejtim të shtëpisë së tij, ku edhe ishte arrestuar nga Policia.
Ngjarja ka ndodhur në oborrin e shkollës, pas një fjalosje në mes të nxënësit në fjalë dhe profesorit./Telegrafi/
Fjalët kyçe
Azbi Gashi