Presidenti i Tanzanisë shkarkon ministrin e brendshëm që shkoi i dehur në Parlament

Presidenti i Tanzanisë, John Magufulu, ka shkarkuar ministrin e brendshëm Charles Kitwanga, pasi kishte shkuar në parlament në gjendje të dehur.

Sipas një deklarate të lëshuar nga presidenca, Kitwanga është shkarkuar pasi të premten kishte mbërritur i dehur në Parlament, ku nën ndikim të alkoolit i është përgjigjur pyetjeve lidhur me Ministrinë e Brendshme, transmeton Telegrafi.

Edhe pse ai ishte i afërt me Presidentin, analistët thanë se nuk kanë pritur një veprim të tillë të kryetarit, i cili në zgjedhjet e nëntorit pati premtuar se do të parandalojë korrupsionin dhe paefektshmërinë e qeverisë.

Kitwanga është ministri i parë i cili është shkarkuar nga qeveria e re, ndërsa Magufulu ka shkarkuar tashmë disa zyrtarë nga detyra për shkak të shantazhit dhe shpenzimeve të tepruara.

Temat
BotëLajme

Të afërta