Kiev: Të paktën shtatë ushtarë të vrarë në 24 orët e fundit

Shtatë ushtarë ukrainas u vranë gjatë 24 orëve të fundit në konfrontimet midis rebelëve prorusë dhe forcave të qeverisë në lindje të Ukrainës, njoftoi Këshilli i Sigurimit kombëtar dhe i mbrojtjes ukrainase.

“Gjatë 24 orëve të fundit, për shkak të shtënave me armë, shtatë ushtarë ukrainas u vranë dhe nëntë të tjerë u plagosën”, bëri të ditur Këshilli në një deklaratë, duke saktësuar se ky ishte bilanci më i rëndë brenda një harku kohor mjaft të shkurtër që nga fillimi i vitit.

Temat
BotëLajme

Të afërta