Kamera në trupin e dyvjeçarit, tregon se si shihet nga perspektiva e fëmijës

Një prind ka Somerset i Britanisë së Madhe, e ka vënë një kamerë në trupin e djaloshit të tij, për të parë se si duket ambienti që e rrethon një fëmijë.

Bill Bennett i ka vënë regjistruesin GoPro djaloshit që ende nuk i ka mbushur dy vjet, dhe e ka lënë atë të lëvizë i lirë nëpër shtëpi dhe kopsht.

Në videon e plasuar në YouTube, shihet vogëlushi që ka vështirësi të merr gjëra nga raftet, si dhe problemet në hapjen e derës, transmeton Telegrafi.

“Gjithmonë kam dashur të dijë, se si do të dukej bota, po që se jam një fëmijë” është një koment lidhur me videon. /Telegrafi/

Temat
Fun

Të afërta