Gara presidenciale në SHBA, deputeti shqiptar uron fitoren e Donald Trump

Pavarësisht deklaratave të kryeministrit Edi Rama kundër Donald Trump, një deputet i koalicionit të majtë i uron atij fitoren në garën për president në SHBA.

Bëhet fjalë për deputetin e PDIU-së, Dashamir Tahiri.

“Uragani drejt fitores po fillon! Nuk ka mbetur edhe shumë kohë nga zgjedhja e Presidentit të Ri në Sh.B.A e një shteti mik që gjithnjë ka qenë krah dhe shpresë lirie e Shqipërisë dhe e Çamërisë në veçanti. Le ti urojmë Z.Donald Trump Fitore dhe suksese në punën e Tij për drejtimin e këtij shteti më të fuqishëm në botë. I përgëzoj të gjithë patriotët që e mbështesin Atë…”, shkruan deputeti i PDIU-së në Facebook, duke postuar edhe fotografitë e mëposhtme.

Temat
BotëLajme

Të afërta