Ekstremistët forcojnë pushtetin në Iran

Një konservator i vijës së ashpër është zgjedhur në krye të Asamblesë së Ekspertëve të Iranit, një organ i fuqishëm, i cili zgjedh udhëheqësin suprem të këtij vendi.

Ajatollah Ahmad Jannati, 90 vjeç, është njëri nga pak ekstremistët që janë rizgjedhur në zgjedhjet e shkurtit.

Kanë qenë politikanët reformatorë dhe të moderuar të Iranit që kanë shënuar fitore të mëdha në Teheran dhe gjetkë.

Por, zgjedhja e Jannatit është sinjal se ekstremistët kanë ende nën kontroll Asamblenë e Eskpertëve.

Kjo asamble, 88-anëtarëshe, e cila përbëhet kryesisht nga klerikë të moshuar, do të zgjedhë pasardhësin e liderit aktual suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

Lideri suprem është figura më e fuqishme në Iran dhe ai ka fjalën e fundit në gjithë politikën e Republikës Islamike.

Jannati ka qenë kritik i hapur i presidentit reformator, Hassan Rohani, dhe i dëshirës së tij për të negociuar lidhjet më të afërta me Perëndimin.

Temat
BotëLajme

Të afërta