EKSKLUZIVE/ Nasip Naço: Ja pse dhashë dorëheqjen nga Ministër i Brendshëm

Ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço i ftuar në studion e emisionit “FAKT” përballë gazetarit Çim Peka në SYRI.net ka treguar për herë të parë se pse e ka dhënë dorëheqjen. Naço e lidh dorëheqjen e tij me Reformën në Drejtësi.

“Prej muajit shtator në mediat flitet vetëm për reformën në Drejtësi, ishte një peshë shumë e rëndë dhe për shpatullat e mija, nuk e mbaja dot pa e ndarë me aktorët e tjerë. Mua zoti Peka, dhe ju e keni parë filmin “Përballimi” ku ka qenë një parullë që me planin 2-vjeçar do vijë begatia.

Sigurisht që po bashkëpunimi me aktorë të tjerë të politikës. Në tekstin e dorëheqjes që ju e keni dhënë për fjalë, është thënë që I hapet rrugë një bashkëpunimi ndryshëm me aktorët e tjerë politikë.

Këtu nuk bëhet fjala vetëm me kryeministrin, është fjala për aktorë të tjerë të politikës dhe drejtësisë, duke filluar që nga presidenti I republikës. Gjej rastin ta falënderoj zotin Nishani, ditën që kemi rënë dakord që klasa politike të ulej në një tryezë në 14 tetor të vitit 2014-të. E kam falënderuar në zyrë, por gjej rastin ta falënderoj sërish.

Kur thashë pak më parë se shpatullat e mia nuk e përballonin dot peshën, e kisha fjalën se kam kërkuar ndihmë dhe nga parlamenti për një komision të posaçëm. Por pas ngritjes së komisionit u shkëputën marrëdhëniet me Ministrin e drejtësisë, I cili ishte urë lidhëse me institucionet e tjera”, u shpreh Nasip Naço në SYRI.net.

Temat
LajmeRajon

Të afërta