Carlo Ancelotti flet për bashkimin ‘Mourinho – Manchester United’

Trajneri i njohur Carlo Ancelotti, ka folur për bashkimin që së shpejti do të ndodh mes Manchester United dhe Jose Mourinhos.

Unitedi një ditë më parë shkarkoi Louis van Gaal, i cili do të zëvendësohet nga trajneri portugez që së fundi ka qenë trajner i Chelsea, ku edhe u shkarkuar në dhjetor të vitit të kaluar.

“Do të jetë një sfidë fantastike për të dy palët. Jose është një nga trajnerët më të mirë në botë, dhe e njeh mirë futbollin anglez, ndërsa Unitedi kanë nevojë për një trajner si ai. Van Gaal ka bërë një punë të mirë, por tani “martesa” me Mourinhon do të jetë e mirë për të dy palët”, ka deklaruar Carlo Ancelotti për Sky Sport.

Përndryshe Ancelotti gjatë kësaj vere do të marrë drejtimin e Bayern Munich, ku do të zëvendësojë të larguarin Pep Guardiola

Temat
BotëSport

Të afërta