Vuçiq mund ta ndryshojë Kushtetutën Serbe për Kosovën

Të enjten e kaluar, kryeministri serb Aleksandar Vuçiq la të kuptohet në një ndryshim të ardhshëm, duke thënë se ai mund të marrë më shumë se 167 nga të 250 votave që ai ka nevojë në parlament për ta ndryshuar kushtetutën, por duke shtuar se ai më parë do të marrë një konsensus të gjerë para se ta inicojë ndryshimin.

Kryeministri i Serbisë ka lënë të kuptohet për nevojën për ndryshimin e kushtetutës së Serbisë për përparimin e bisedimeve me BE-në- ndërsa ekspertët thonë se ai ndoshta mund të mbështetët në një shumicë të deputetëve për të marrë atë që e dëshiron.

Përderisa procesi i integrimit të Serbisë në BE shkon përpara, vendi do të duhet të ndryshojë kushtetutën e saj aktuale – në të cilën thuhet se Kosova është pjesë e territorit të Serbisë.

Kosova e shpalli pavarësinë në vitin 2008 por edhe pse Serbia është zotuar se kurrë nuk do ta njoh atë, BE-ja ka bërë të qartë se asnjë anëtar i ri nuk do të pranohet nëse ka mosmarrëveshje territoriale të pazgjidhura me fqinjët.
Që nga viti 2011, Serbia ka qenë në negociata me Kosovën nën ndërmjetësim të BE-së, dhe pasi procesi i BE-së vazhdon, Serbia duhet ta rregullojë kushtetutën e vet në përputhje me këtë.

Të enjten e kaluar, kryeministri Aleksandar Vuçiq la të kuptohet në një ndryshim të ardhshëm, duke thënë se ai mund të marrë më shumë se 167 nga të 250 votave që ai ka nevojë në parlament për ta ndryshuar kushtetutën, por duke shtuar se ai më parë do të marrë një konsensus të gjerë para se ta inicojë ndryshimin.

Analistët besojnë se derisa nacionalistët do të kundërshtojë çdo aluzion të dorëzimit të çështjes së Kosovës, ai do të marrë mbështetje për të fshirë referencat e Kosovës nga aleatët e tij tradicionalë të cilët i takojnë qeverisë së mëparshme, duke përfshirë Partinë Socialiste të Serbisë, dhe disa prej partive të pakicave etnike.

Analisti politik Zoran Stojiljkoviq ka thënë se pas fitores në zgjedhjet e fundit, kryeministri ndoshta mund të gjejë shumicën e nevojshme për të ndryshuar kushtetutën – jo më pak për shkak se opozita është e ndarë në mes të centristët pro-BE-së dhe nacionalistëve.
“Është e vështirë që opozita do t’i bashkohet në këto çështje. Në rast të ndryshimit të kushtetutës për shkak të integrimit në BE, mendoj se qeveria mund të mbështetet nga ana e opozitës”, tha Stojiljkovic.

Ai gjithashtu beson se gjithë kushtetuta do të rifreskohet, e jo vetëm preambula që ka të bëjë me Kosovën.

“Në rast se ndryshimet ndodhin, kjo duhet të bëhet në mënyrë radikale”, thotë historiani Cedomir Antic.

Sipas tij, duhet të thirret një asamble e veçantë kombëtare, në mënyrë që të arrihet një konsensus i gjerë për një çështje kaq të rëndësishme.
“Duhet të mblidhet një kuvend i madh me 500 ose 600 përfaqësues nga të gjitha segmentet e shoqërisë, dhe ata duhet të diskutojnë se për çfarë kushtetute kemi nevojë”, tha Antic.

Temat
LajmeRajonVend

Të afërta