Si të humbisni peshë sipas llojit të trupit

Secili person humb dhe shton peshë në mënyrë të veçantë, prandaj mënyra më e mirë për të humbur peshë është të bëhet në përputhje me formën e trupit.

Ne jemi të njohur me tri forma trupash, forma e dardhës, mollës dhe matësit të kohës.

Prandaj,varësisht formës së trupit, duhet të caktoni edhe dietën.

Trupat në formë të dardhës, duhet të kosnumojnë më pak ushqim si patatet dhe fasulet. Duhet të konsumojnë më shumë fruta, djath, ushqim të detit dhe oriz ngjyrë kafe.
Gjithashtu në dietë duhet të shtojnë edhe më shumë domate sepse do t’ju mundësojë përshpejtimin e metabolizmit.

Trupat në formë molle, në mëngjes duhet të konsumojë fruta të freskëta dhe duhet të largojnë nga dieta mishin. Duhet të konsumojnë më shumë mjaltë dhe peshk. Nëse e keni trupin në formën e mollës, atëherë në dietë duhet të shtoni ujin.

Trupat në formë të matësit të kohës, duhet të ndalojnë së konsumuari ëmbëlsira dhe duhet të konsumojnë ushqime që përmbajnë protein, si mishi, qumështi, vezët dhe perimet./GazetaExpress/

Temat
Shëndet

Të afërta